Botime Naimi
Gjendemi edhe në:
  • Kreu
  • Shërbime
  • Listë botimesh
  • Librat&kolanat
  • Shitje
  • P&P
  • Kontakte

Si mund t'iu vijmë në ndihmë?

Shtëpia botuese dhe studio letrare “Naimi” ofron konsulencë në fushën e literaturës, përfshi ekspertizë për formim dhe karrierë në këtë fushë, parapërgatitje, përgatitje dhe botime në formë dokumentarësh, monografi, letërsi etj. Ne marrim përsipër jo thjesht publikim të literaturës, por edhe këshillim e asistencë për ideim, orientim, solecitim, parapërgatitje, stilizim, përkthim, strukturim, redaktim dhe promovim të librave, teksteve dhe letrave në përgjithësi, duke harmonizuar interesat e autorëve me profesionalizëm të lartë.

Pranë shtëpisë botuese dhe studios letrare  “Naimi” është  ngritur dhe funksionon një bord këshillues i përbërë nga emra të mirënjohur të letrave shqipe, i cili është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim apo kërkesë të karakterit letrar.
Brenda një periudhe të shkurtër “Naimi” ka regjistruar rreth 100 tituj të botuar, duke themeluar edhe kolonat “Universitas” për botimet e karakterit monografik e akademik dhe “Biblioteka Vexhi Buharaja” për literaturën e përkthyer. Botimet tona janë mirëpritur dhe prezantuar gjerësisht nga media. Një pjesë e tyre janë përzgjedhur nga MASH si tekste të rekomanduar për sistemin shkollor shqiptar. Gjithashtu, disa prej titujve monografikë janë certifikuar paraprakisht nga borde shkencore shqiptare si Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA) dhe universitete të ndryshme të vendit, të diasporës dhe të huaja.

Shërbimet që ofron "Naimi" janë:

a) Konsulencë:

-       për evidentim, nxitje dhe formim të talenteve në fushën e literaturës;
-       kurse, këshilla për kultivimin e talentit dhe kulturës së të shkruarit dhe hartimit letrar;
-       për formulimin, parashtrimin dhe formatimin e tezave për kualifikimin dhe karrierën në fushën e letrave;
-       përgatitje për karrierë shkencore;
-       për formulim dhe hartim skenarësh, dokumentarësh dhe monografish;
-       për ideimin, formatimin dhe realizimin e emisioneve, skenarëve, dokumentarëve, fushatave publicitare, monografive etj.

b) Shërbime letrare:

-       daktilografim kompjuterik;
-       korrektim gjuhësor sipas standardeve të gjuhës shqipe;
-       korrektim letrar;
-       redaktim materialesh të shkruara;
-       strukturim libri;
-       hartim tekstesh, monografish, librash sipas porositësit;
-       faqosje teksti;
-       faqosje dhe dizenjim teksti;
-       ideim dhe formatim kopertinash për botime;
-       ide për tituj librash;
-       logo për projekte, fushata publicitare;
-       licencim dhe ISBN për botime;
-       ideim për projekte dhe fushata në fusha të kulturës, medias, historisë etj;
-       realizim projektesh dhe fushatash publicitare;
-       përkthim në gjuhën shqipe nga gjuhët e huaja dhe anasjelltas;

-       redaktim i referencave sipas standarteve shkencore ndërkombëtare APA, Chicago, etj.

c) Botime:


- Libra, revista, gazeta, kalendarë, fletëpalosje të formateve të ndryshme.


Mos  hezitoni  të  na  kontaktoni  për  çdo  propozim   apo  kërkesë   tuajën !
Kontakto me ne

Powered by Create your own unique website with customizable templates.